Foto arkiv

Pas shkarkimit të Gent Trenovës, prokurorit të Prokurorisë së Apelit në Tiranë, në sitën e vettingut ka kaluar gjyqtari i Apelit të Tiranës, Ilir Toska.

Sipas deklarimit të pasurisë rezulton se Toska ka një apartament 83 m2 me një vlerë 50 mijë e 292 euro dhe pas kontrolleve të kryera nuk rezulton të ketë fshehje të pasurisë.

Por duket se Toska ka probleme me pastërtinë e figurës, të paktën sipas DSIK, që ka konstatuar papërshtatshmëri të figurës. KPK duke iu referuar këtij raporti ka verifikuar më tej vërtetësinë e provave, ka administruar dosjen përkatëse nga informacionet e ardhura nga KLD dhe nuk rezulton i bazuar.

Vetë Hoxha është shprehur se parashtrimet i ka bërë me shkrim dhe e konsideron të plotë hetimin. “E konsideroj procesin të rregullt dhe ligjor, përfundimet e KPK janë tërësisht korekte dhe kërkoj konfirmimin në detyrë”, është shprehur gjyqtari.

Seanca e radhës u caktua më 21 qershor në orën 11.30.

Top Channel