Mushkonjat kanë “pushtuar” Vollgogradin dhe sigurisht që ishin të pranishme edhe në stadiumin ku u luajt ndeshja Tunizi-Angli.

Prania e këtyre insekteve ishte aq e madhe, sa një gazetare gjermane vendosi që të paraqitej para publikut me një kapelë të posaçme për t’u mbrojtur nga mushkonjat.

Insektet bezdisën shumë lojtarët e të dyja skuadrave, ndërkohë që kishin dalë për të kryer nxehjen e zakonshme, rreth një orë para ndeshjes.

E njëjta situatë vijoi edhe gjatë lojës, ndërsa mushkonjat dalloheshin me sy të lirë edhe gjatë transmetimit televiziv të takimit.

Futbollistët anglezë u lyen të gjithë me solucion kundër mushkonjave, por kjo nuk pengoi që njëra prej tyre të hynte në veshin e Lingardit.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel