Rrëzohet dekorimi i Gafurr Mazrekut, prefekti i Kukësit nuk e firmos vendimin

19/06/2018 14:49

Prefekti i Kukësit nuk e firmosi vendimin e Këshillit Bashkiak të Hasit për t’i akorduar Gafurr Mazrekut pas vdekjes titullin “Qytetar Nderi”.

Vendimi i prefekteit vjen pas reagimeve të ashpra që pasuan votën e një dite më parë, ku Këshilli Bashkak i Hasit, me 13 vota pro dhe 1 abstenim, e shpalli “Qytetar Nderi” Gafurr Mazrekun, me motivacionin “Personalitet Intelektual, me kontribut të pashoq ne Pushtetin Vendor”.

I ashpër ishte reagimi i Kryeministrit Rama, i cili u distancua, i Presidencës, i Partisë Demokratike dhe i familjes së Azem Hajdarit, të cilin Mazreku deputet më 1997 e plagosi në Parlament për këtë, Gafurr Mazreku u dënua me 8 vjet burg, ndërsa 21 vjet më pas u nderua nga Këshilli Bashkiak i Hasit.

Top Channel