Diego Maradona ka kritikuar ashpër sulmuesin Sergio Aguerro dhe voton që në formacion e Argjentinës në ndeshjen e ardhshme kundër Kroacisë, në fushë të jenë Pavon dhe Higuain.

“Unë e adhuroj Pavon. Dhe e them me dhimbjen më të madhe për nipin tim Babu(është djali i Serio Aguerro me vajzën e dytë të Maradonës), por mendoj se Aguerro nuk ka ende në këmbë 90 minuta”, tha ish-El Pibe de Oro.

Maradona ka idenë që Pavon duhet të jetë në fushë nga miniuta e parë, së bashku me Higuain. “Mendoj se ky mund të jetë çelsi për të arritur te suksesi”, tha Maradona.

Top Channel