Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme nga Rusia 2018.

JAPONIA ARRIN FITOREN E PARË
Japonia e nisi me këmbën e mbarë Botëroin duke mposhtur 2-1 ndaj Kolumbinë. Kjo e fundit u ndëshkua me karton të kuq që në minutën e 3-të

KOMBËTARJA MË E DASHUR SE DASMA MBRETËRORE
Nëse dasmën mbretëore në Angli e ndoqën 13 milionë njerëz, ndeshjen hapëse të Anglisë ndaj Tunizisë e kanë ndjekur 18 milionë njerëz në Angli

DËMTOHET SËRISH NEYMAR?
Ka zgjatur vetëm çerek ore stërvitja e fundit e Neymar dhe më pas është larguar duke çaluar. Problemi është në kavilje dhe është në rrezik ndeshja me Kosta Rikën

‘MAÇOKU ORAKULL’ ZGJEDH SËRISH RUSINË
Maçoku i nominuar si orakulli i Botërorit Rusi 2018, ka përcaktuar një tjetër fitore të Rusisë, në ndeshjen e radhës ndaj Egjitit

PUTIN NUK E SHEH MË BOTËRORIN
Presidenti rus Vladimir Putin mund të mos ndjekë më asnjë ndeshje të Botërorit, për shkak të axhendës së tij mjaft të ngjeshur

MARADONA ‘PËRJASHTON’ AGUERRON
I zhgënjyer nga barazimi me Islandën, Diego Armando Maradona i ka bërë sygjerime trajnerit Sampaoli për formacionin: Aguerro nuk duhet duhet të luajë, në fushë Pavon dhe Higuain, tha Maradona

Top Channel