Samsung sjell versionin e ngjyrës Sunrise Gold për smartphone Galaxy S9 dhe S9+, që doli në shkurt të këtij viti me ngjyrë të zezë mesnate, blu koralor dhe purpurtë jargavani.

“Njerëzit duan të shprehin stilin dhe personalitetin e tyre përmes teknologjisë dhe ngjyrës dhe këta smartfonë janë një pjesë e madhe e këtij personalizimi. Versionet e reja zgjerojnë ofrimin e ngjyrave të Galaxy S9 dhe S9+ me stile të gjalla që përqafojnë një ndjenjë moderne dhe klasike ” tha Younghee Lee, Zëvendës Presidente Ekzekutive pranë Samsung Electronics.

Versioni Sunrise Gold për Galaxy S9 dhe S9+ është pajisja e parë e Samsung me një shkëlqim të hollë saten, i cili e mbështjell smarfonin me një shkëlqim të qetë dhe të ndezur.

Ngjyra e re Sunrise Gold krijon një ndjenjë si të gjallërisë ashtu edhe të qetësisë. Ky përfundim i sofistikuar u zhvillua për t’u bërë thirrje të gjithë përdoruesve duke sjellë një kontakt stilistik të modës së lartë dhe dizajnit të brendshëm urban në një pajisje të lëvizshme për përdoruesit.
Samsung Galaxy S9 dhe S9+ ridizenjojnë mënyrën se si ne komunikojmë, ndajmë dhe përjetojmë botën.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel