Në Botërorin e surprizave nuk duhet të habitemi nëse një nga lojtarët më të mirë në fushë në ndeshjen Brazil-Zvicër ishte Valon Behrami.

Mesfushori kosovar i cili luan me Udinesen në Serinë A, përveçse u bë futbollisti i parë i Zvicrës që luan në 4 Botërorë, zhvilloi edhe një ndeshje të shkëlqyer duke fituar 100% të dueleve me yllin e Brazilit, Neymar.

Kur Neymar rezistonte të dorëzonte topin, Behrami e ndaloi me faulla. Në ndeshjen e përfunduar 1-1, mesfushori kosovar shkaktoi 4 faulla dhe u ndëshkua me karton të verdhë.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel