Liberalizimi i vizave për Kosovën, Pacolli zbulon datën e raportit

18/06/2018 16:45

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka konfirmuar ditën e sotme se Komisioni Europian do të dalë me raport për liberalizim të vizave për kosovarët më 28 qershor.

Pacolli ka folur për “Indeksonline” ku ka konfirmuar datën e raportit. Ai më parë është shprehur i bindur se ky raport do të jetë pozitiv për Kosovën.

Së bashku me raportin, pritet të bëhet e ditur edhe koha e përafërt se kur qytetarët e Kosovës do lëvizin pa viza.

Në anën tjetër, një delegacion i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga kryeparlamentari Kadri Veseli, tashmë kanë nisur lobimin dhe kërkesën për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës në shtetet anëtare të BE-së.

Top Channel