Khloe Kardashian rikthehet në LA; Familja nuk e fal të dashurin e saj!

18/06/2018 11:00

Pas lindjes së vajzës True, Khloe Kardashian ka qëndruar në Cleveland me të dashurin e saj Tristan Thompson për t’u larguar nga qëndra e vëmëndjes gjatë skandalit të tradhtisë nga ana e basketbollistit.

Së fundmi, Khloe është kthyer në shtëpinë e saj në Los Angeles, ku është pritur plot entuziazëm nga familja. Kylie Jenner dhe vajza e saj Stormi Webster i kanë dërguar një urim plot ngjyra Khloes dhe vajzës 2-muajshe.

Të gjithë kanë festuar sëbashku për të ndihmuar Khloen që të mos kalojë e vetme Ditën e Babait. Një burim tregon për E! News se të gjithë pjestarët e familjes Kardashian dhe Jenner janë akoma të nervozuar me Tristan Thompson dhe mendojnë se Khloe nuk duhet ta falë, pasi ai nuk ka për të ndryshuar asnjëherë.

Top Channel