Futbolli në Islandë është ajër, është jetë. Këtë e tregojnë të dhënat e fundit, veçanërisht pas ndeshjes së parë të tyre ndaj Argjetinës, e cila u mbyll në barazimin 1-1.

Në një postim në Twitter, federata islandeze e futbollit shkruan se 99.6% e popullsisë ka ndjekur ndeshjen hapëse të Botërorit, ndaj Argjentinës, duke vendosur padyshim një rekord të jashtëzakonshëm. Islanda ka një popullsi prej prej 350. 682 bonarësh, 91% e të cilëve janë islandezë, 4% polakë dhe 5% pakica të tjera.

Islanda e la gjurmën e parë në Euro 2016, i pari turne futbollistik i rëndësishëm që ata u prezantuan. Përveç lojës shumë të mirë skuadra islandeze u mbeshtet në mënyrën më spektakolare nga tifozët e saj, me ‘huu’-në e famshme. Në ndeshjen e parë ndaj Argjentinës mendohet se kanë qenë 30 mijë islandezë në Moskë.

Top Channel