Botërori i fëmijëve, fiton skuadra “Shimpanze”, pjesë edhe një shqiptare

18/06/2018 18:35

Në Moskë është zhvilluar finalja e “Futboll për miqësi” ku fitues ka dalë ekipi i quajtur “Shimpanze”.

32 ekipe me fëmijë nga 211 vende dhe rajone të botës përjetuan një eksperiencë të rrallë në Rusi. Për disa ditë me radhë, ata zhvilluan ndeshje futbolli mes tyre. Në fund të turneut disa ditor sigurisht që do të kishte një fitues. Ekipet mbanin të gjithë emrat e kafshëve më të rrezikuar për t’u zhdukur sot në botë. Në secilin ekip ishin 6 fëmijë me kombësi të ndryshme.

Skuadra fituese, “Shimpanze”, kishte në përbërjen e saj lojtarë nga Dominika, Kolumbia, Malavia, Benini, Republika Demokratike e Kongos, St Kitts dhe Nevis si edhe trajner një i ri nga Rusia.

Ekipi fitues, në fazën e parë, gjendej në të njëjtin grup ku luante edhe skuadra pjesë e të cilës ishte Megi Jata, vajza 12-vjeçare që përfaqësoi vendin tonë në këtë program social të Gazprom. Në ndeshjen mes tyre “Shimpanze” fitoi me një rezultat të thellë.

Në fund të turneut ishin ata që triumfuan mbi të gjitha ekipet e tjera. Ky ishte viti i gjashtë i “Futboll për miqësi”, por hera e parë që merrnin pjesë përfaqësues nga e gjithë bota në total rreth 5 mijë vetë. Në fund të kësaj nisme sociale të mbështetur nga organizmat ndërkombëtar të futbollit si FIFA dhe UEFA e të gjitha federatat e futbollit fëmijët përcollën mesazhin e miqësisë mes kombeve.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel