Policia e Sarandës vijon kontrollet për rritjen e sigurisë, ku gjatë kontrolleve ka sekuestruar një armë zjarri pistoletë “Smith & Wesson”.

Në flagrancë është arrestuar poseduesi i saj, Alvin Musaj, 24 vjeç, nga Vlora. “Ky shtetas, më datë 17.06.2018, në vendin e quajtur “Rruga e pestë” , Sarandë, u kap me një armë zjarri pistolet tip “Smith & Wesson”, me 6 fishekë. Arma e zjarrit dhe fishekët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materiale hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Top Channel