Zbulohet dokumenti, klubi i futbollit “Tirana” del në ankand. Ja vlera e 66% të aksioneve të 26 herë kampionëve të Shqipërisë
22/04 12:52
Sabien Lilaj ka mbyllur gjithçka më Skënderbeun, pas pezullimit të korçarëve për të luajtur në Europë dhe menjëherë ka gjetur skuadrën e tij të re.
Mesfushori korçar i Kombëtares shqiptare është bërë pjesë e skuadrës azere të Gabalas.
Lilaj u largua nga Skënderbeu pas përfundimit të kontratës dhe me Gabalan ka firmosur një kontratë dy vjeçare, nga e cila do të përfitojë rreth 500 mijë euro.
Mesfushori me origjinë nga Maliqi, luan me Skënderbeun që prej vitit 2012, ku është protagonist i padiskutueshëm i sukseseve të korçarëve, ndërsa me meritë ka fituar një vend titullari edhe në formacionin e Panuccit.
Top Channel