Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit, që udhëtoi nëpër Shqipëri gjatë javës së kaluar, është ndalur në Galerinë e Artit në Sarandë, ku kolonia ndërkombëtare e akuarelistëve po ekspozon 45 punimet më të mira.

Emra me famë botërore në pikturën e akuarelit sollën në Sarandë punime nga 20 shtete të botës.

Akuarelistët kanë sjellë impresionet e hijshme nga bregdeti jonian, natyrën e qetë të perëndimeve në Sarandë dhe Ksamil, por edhe abstraksione të frymëzuara nga udhëtimi në Shqipëri.

Top Channel