Pak përpara se të niste takimin me artistët, të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë qëlluar me vezë kreun e bashkisë së Tiranë Erion Veliaj.

Një prej të rinjve i është afruar kryebashkiakut dhe ka tentuar tre herë të qëllojë në drejtim të Veliajt, por është larguar menjëherë nga shoqëruesit e tij.

I riu dëgjohet në video teksa i kërkon shoqëruesve të mos e prekin me dorë, ndërsa një tjetër filmon me celular të gjithë ngjarjen.

Në videon e shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit e PD theksohet se të rinjtë e FRPD-së e qëllojnë Erion Veliajn me vezë në shenjë proteste kundër prishjes së Teatrit Kombëtar në favor të ngritjes së kullave.

Top Channel