Në 2017, Miss Iraku dhe familja e saj, u detyruan të braktisin shtëpinë dhe vendlindjen, pas kërcënimeve me vdekje.

Shkaku: një foto selfie e Sara Hidan, miss Iraku dhe Adar Gandelsman, miss Izraeli. Pas 6 muajsh, ato janë bashkuar, madje njëra-tjetrën tashmë e quajnë motra.

“Mora kërcënime me vdekje, unë dhe familja ime dhe u detyruam të largohemi nga vendi. Isha shumë e frikësuar. Ata, organizatorët e Miss Irakut, më thanë që duhet ta fshija fotografinë, por unë nuk e bëra”, thotë bukuroshja nga Iraku.

“Ne u takuam gjatë konkursit “Miss Universi”, gjatë disa xhirimeve dhe seancave fotografike dhe nisëm të bisedonim. Ajo më tha që kishte frikë të më takonte dhe të bisedonte me mua sepse ajo ishte miss Izraeli dhe unë miss Iraku. Unë I thashë po përse? Dhe ajo mu përgjigj: për shkak të dy vendeve tona” të njëjtën gjë rrëfen edhe mikja e saj, më e bukura e Izraelit. “Unë kisha frikë ti afrohesha dhe të flisja me të për shkak se nuk e dija cili do të ishte reagimi i saj në fillim”, por për Sara Hidan, mes të dy vajzave nuk duhet të ekzistonte frika pasi të dyja janë ambasadore të paqes.

Pas 6 muaj pas asaj çka ndodhi në rrjetet sociale dhe reagimet nga shoqëria por edhe qeveritë e të dy vendeve, vajzat janë ritakuar, këtë herë në Jerusalem, ku miss Iraku është ftuar nga një grup avokatie vendase, ku Sara thotë se ndihet si në shtëpinë e saj.

Të dy vajzat tashmë e kanë kuptuar, edhe një foto selfie mund të ndryshojë botën, mund të sjellë paqe apo të shkaktojë një furtunë. Ishte hera e parë në 45 vjet që Iraku merrte pjesë në një konkurs bukurie, që mesa duket Sarës I kushtoi shtrenjtë, aq sa në vendlindje nuk mund të kthehet më.

Top Channel