Pas pak në Top Channel nis “Top Arena”; Gjithçka nga Rusi 2018

14/06/2018 21:30

Fillimi i Botërorit “Rusi 2018” do t’i hapë udhë edhe emisionit më të ri në Top Channel, të quajtur “Top Arena”.

Për aktiviteti më i rëndësishëm futbollistik i planetit, ekrani ynë do t’ju mundësojë një pamje të ndryshme të botërorit, mes analizave të mirëfillta teknike me emrat më të njohur të kësaj fushe dhe më të suksesshëm brenda dhe jashtë vendit si dhe elementëve të show-t, këtë herë në një formë tjetër.

“Ka analizë të mirëfilltë profesionale, nga firma kryesore Top Channel, pa përmnendur personazhet VIP. Kemi marrë përforcime interesante. Është futboll, por diçka ndryshe”, u shpreh Eduard Manushi.

Përkrah Manushit çdo mbrëmje do të jetë edhe bashkëprezantuesja e re e “Top Arenës”, Fjoralba Ponari.

“Nguluni para ekranit të Top Channel, ora 22:00. Çdo natë do jem me Edin….”, shprehet Fjoralba Ponari, i cili ndërpritet nga Manushi që thotë se janë dyshja më e mirë e TV.

Top Channel