Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme nga Rusia 2018

STARTON BOTËRORI I 21 I FUTBOLLIT
Ka marrë rrugë Botërori i 21 ifutbollit, me ndeshjen Rusi-Arabi Saudite. Përpara fillimit të ndeshjes një ceremoni spektakolare u mbaj në Luzhniki Stadium në Moskë

SIGURIA E BOTËRORIT, 2000 KAMERA SHTESË
Siguria është elementi kryesorë i këtij Botërori dhe në një fushë të tillë Rusia e konsideron veten si një eksperte. Në shumë qytete ku do të luhen ndeshjet janë montuar rreth 2000 kamera shtesë

DUMA RUSE: JO MARRËDHËNIEVE SEKSUALE ME TË HUAJ
Shefja e Dumës, Tamara Petleva, paralajmëroi rusët që të mos kryejnë marrëdhënie seksuale me të huaj gjatë Botërorit, për të evituar prishjen e familjeve apo mundësinë e rritjes së fëmijëve vetëm me një prind

RIKUPEROHET SALAH, LUAN NDESHJEN E PARË
Mohamed Salah do të luajë ndeshjen e parë kundër Uruguajit. Konfirmimi erdhi nga trajneri Kuper, ndërsa mjeku i skuadrës lëshon alarmin: problem Ramazani

TOP ARENA, ÇDO MBRËMJE NË TOP CHANNEL
Fillimi i Botërorit të 21-të në Rusi do t’i japë udhë edhe emisionit më të ri në Top Channel, çdo mbëmje në orën 22.00 “Top Arena”, me Edi Manushin dhe Fjoralba Ponarin

Top Channel