Karamoh më zikaltër se kurrë, shan Juventusin në Instagram (Video)

14/06/2018 23:48

Sulmuesi francez Yann Karamoh erdhi te Interi vetëm verën e kaluar, por brenda një viti duket se është bërë edhe një tifoz i zjarrtë zikaltër.

Në një status të shpërndarë në Instagram, francezi ka kënduar korin e famshëm të tifozërisë zikaltër “Juve di merda”, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Gjithsesi djaloshi zikaltër ka kuptuar menjëherë gabimin e tij dhe vetëm pas pak momentesh ka bërë një tjetër status, ku thotë se i kërkon ndjesë juventinëve, për atë frazë të përdorur.

Ky gjest i 19-vjeçarit ka bërë që të ndezë edhe më shumë afeksionin e tifozëve të Interit ndaj tij, ndërsa ka shkaktuar edhe reagim të ashpër të juventinëve.

Karamoh luajti sezonin e parë te Interi, ku shpesh u nis nga pankina, por me veprimet e tij teknike, depërtoi shpejt në zemrat e tifozëve, që ekzaltoheshin sa herë që francezi prekte topin.

Top Channel