Bushati: Drejtësia, gur themeltar i çdo shoqërie demokratike

14/06/2018 09:29

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, në iftarin e shtruar me përfaqësues të trupit diplomatik u ndal te harmonia fetare në Shqipëri, një vlerë sipas tij që duhet të vijojmë ta ruajmë fort.

“Harmoninë ndërfetare e kultivuan paraardhësit tanë, të cilët e kuptuan rëndësinë e bashkimit në vlera dhe jo të përçarjes në dogma. Kjo qasje, thellësisht humane dhe veçanërisht shqiptare, dëshmohet nëpërmjet faktit historik se vendi ynë nuk njeh viktima nga luftëra ndër-fetare”, tha Bushati.

Drejtësia është guri themeltar i çdo shoqërie demokratike, tha Bushati duke përmendur dhe shprehjen e Shën Agustinit.

“Sikundër shprehej Shën Augustini,“bamirësia nuk mund ta zëvendësojë drejtësinë e munguar”. Edhe përpjekja jonë për modernizimin e shoqërisë, duke vijuar drejt anëtarësimit në BE – jo si destinacion final por si proces i brendshëm reformimi, është shembull i rifillimit të një rrugëtimi të abandonuar”, tha më tej ministri i Jashtëm.

Top Channel