Rally Albania 2018/ Përplaset dy herë, por Vlha ruan kryesimin

13/06/2018 19:46

E mërkura nuk ishte një ditë e lehtë në kategorinë e motorëve në Rally Albania, me navigim të vështirë dhe një etapë të komplikuar që testoi në maksimum edhe pilotët më ekspertë.

Piloti sllovak Boris Vlha vuajti dy aksidente dhe kishte probleme me hartën e terrenit duke u ngatërruar në disa raste. Këto i kushtuan sllovakut 7 minuta, por sërish mbetet i pari në renditjen e përgjithshme. Afrohet ndërkohë piloti më fitues i Rally, italiani Andrea Cosentino.

Në kategorinë e makinave, Laverian Nurka ishte më i shpejti duke përfunduar etapën drejt Ksamilit në 1 orë e 35 minuta. I dyti në ndalesën e tretë të Rally-t ishte Droni Shkreta, ndërsa pas tij Xhimi Kasa.

Makinat SSV u detyruan që të ndryshonin disi trajektoren e cirkuitit për shkak të një rrëshqitjeje dheu, duke mos përshkuar në total 280 kilometra sipas parashikimit. Më i shpejti ishte Simon Piedbouef.

Top Channel