Nëse dëshironi të bëni një selfie me policin rrugor më të gjatë në botë, atëherë do të ishte një ide e mire të merrnit shkallët me vete.

Jagdeep Singh, nga India, është 2.3 metra i gjatë dhe peshon 190 kg.

Singh e ndalojnë gjithmonë në rrugë për të bërë foto, pasi ai tërheq vëmendjen me gjatësinë e tij. Në fakt, Jageep është aq “gjigant” sa që uniforma e tij përgatitet nga një rrobaqepës i veçantë dhe këpucët ja porosisin jashtë shtetit.

Më parë mendohej se polici rrugor më i gjatë në botë ishte Rajesh Kumar nga Haryana në Indi, 2.2 metra.

FOTO GALERI
2/13

Top Channel