Pas autostradës Tiranë-Durrës, një tjetër pikë e nxehtë sa i takon trafikut të automjeteve pritet të krijohet në qytetin e Fierit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore njoftuan këtë të mërkurë se nga dita e enjte do të nisë ndërhyrja për riparimin e shtresave të asfaltit në aksin Fier-Levan.

ARRSH dhe Policia Rrugore kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor.

Autoritetet thonë se është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

Lëvizja e automjeteve në drejtimin Tiranë –Levan, do të devijohet në hyrje të qytetit të Fierit, në sheshin Egnatia,

Automjetet që do të vijnë nga Vlora dhe Gjirokastra drejt Tiranës do të kthehen majtas në rrugën Kujtim Majaci dhe do të lëvizin në po të njëjtin drejtim si më lart deri në rrethrrotullimin Sheq, ku lidhen përsëri me rrugën nacionale.

Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Fier – Levan do të fillojë ndërhyrja në segmentet e tjera për të cilat ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë qytetarët.

Top Channel