Palermo ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt rikthimit në Serinë A, teksa ka mposhtur Frosinonen me rezultatin 2-1, në ndeshjen e parë finale të Play Off-it.

Në “Renzo Barbera”, skuadra e Stellones e pa veten në disavantazh që në minutën e pestë, pas golit të Ciano, por La Gumina u kundërpërgjigj në minutën e fundit të pjesës së parë, duke rikthyer baraspeshën.

Në minutën e 81-të ishte një autogol i Terranovës, që i dha triumfin Palermos, që tashmë do të udhëtojë në transfertë ndaj Frosinones, me dy rezultate në favor, fitoren dhe barazimin.

Ndeshja e kthimit do të luhet në fushën e Frosinones, më datë 16 Qershor dhe do të përcaktojë edhe skuadrën e tretë, që do t’i bashkohet Empolit dhe Parmës në Serinë A.

Top Channel