Real Madrid njoftoi 24 orë më parë se kishte arritur marrëveshjen me trajnerin Lopetegui, nuk vonoi reagimi i federatës spanjolle që e shkarkoi trajnerin, vetëm një ditë para startit të Botërorit, që pritet të jetë ndër më të vështirët për Spanjën.

Julen Lopetegui do të marrë vendin e lënë bosh nga Zinedine Zidane në përfundim të finaleve të Kupës së Botës. Nga ekipi kombëtar në një klub. Një manovër që gjithnjë ka rezervuar shumë supriza. Dhe historia e futbollit ka shumë emra të njohur trajnerësh, që pasi kanë arritur suksese me ekipet kombëtare, kanë dështuar në momentin që janë kthyer në drejtimin e një klubi.

Mes tyre është edhe trajneri që udhëhoqi Shqipërinë drejt finaleve të Euro 2016, Gianni de Biasi, që nuk pati sukses, kur në janarin e këtij viti u ul në pankinën e Alaves në Spanjë.

FOTO GALERI
2/5
Franz Beckenbauer – Pas finaleve të Botërorit 1990 Kaizeri gjerman mori drejtimin e fancezëve të Marsejës. Një ide aspak e mirë, pasi presidenti Tapie e shkarkoi përpara kohe. Si trajner klubi fitoi një titull me Bayern Munchen në 1994, por pas rikthimit sërish në pankinë, po te Bayern, nuk pati sukses dhe në 1996 vendosi tërheqjen përfundimtare.

Top Channel