Lajmet kryesore të ditës, 13/06/2018 – Ora 20:00

13/06/2018 20:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

KREU I KUSHTETUESES KALON VETTINGUN

Bashkim Dedja është i dyti gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese që konfirmohet në detyrë pas kontrollit të vetting-ut, por avokati mbrojtës shfaqi rezerva për standartin si u zhvillua seanca dëgjimore.

RAMA: LANDFILLI I DURRËSIT DO MBYLLET

Kryeministri Rama vizitoi landifillin e Porto Romanos në Durrës dhe tha se do të mbyllet e zona e do të kthehet në lulishte. Mbetjet e Durrësit do të trajtohen në impiantin që po ndërtohet në Tiranë.

IVANOV KUNDRA EMRIT TË RI TË MAQEDONISË

Presidenti maqedonas Gjeogje Ivanov tha se nuk ka për ta firmosur asnjëherë marrëveshjen për çështjen e emrit pasi procesi i saj ishte jotransparent dhe i pakonsultuar me palët.

TRUMP: KOREJA E VERIUT, JO KËRCËNIM

Donald Trump pranon se Koreja e Veriut nuk është më kërcënimi më i madh i Amërikës. Samitin e Singaporit e cilëson sukses dhe meritat për të ia njeh vetes.

BOTËRORI 2026 NË SHBA, MEKSIKË DHE KANADA

Botërori i ardhshëm do të zhvillohet në Katar, ndërsa ai i vitit 2026 do të mbahet në 3 shtete: në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Luajnë 48 skuadra në 34 ditë.

Top Channel