Lajmet kryesore të ditës, 13/06/2018 – Ora 16:00

13/06/2018 16:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

QIRADHËNËSIT TË PAGUAJNË 15 PËR QIND

Kush jep me qira banesën për pushuesit duhet të paguajë 15 për qind të vlerës vullnetarisht tek tatimet, përndryshe do ndëshkohet me gjobë apo do kallëzohet penalisht.

LANGE: VENDOSIM PARA 28 QERSHORIT

Përfaqësuesi i qeverisë gjermane, Chirstian Lange, tha se vendi i tij ende nuk ka vendosur për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë, por gjatë qëndrimit në vendin tonë vëren si problem korrupsionin.

TIRANA 24 ORË UJË PAS 5 VITESH

Brenda 5 vitesh, Tirana do furnizohet 24 orë me ujë të pijshëm. Ka nisur faza e parë e investimeve me BERZH për dyfishim të kapacitetit të Bovillës dhe vendosjen e linjave të transmetimit drejt Astirit dhe Unazës së Re që furnizohen nga puset.

TEATRI, META: DËGJONI SUGJERIMET E ARTISTËVE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar sërish në lidhje me çështjen e Teatrit duke i kërkuar qeverisë dhe bashkisë Tiranë që të dëgjojnë edhe sugjerimet e artistëve.

SPANJA ME TRAJNER TË RI, PA PËRVOJË

Menjëherë pas shkarkimit të trajnerit Lopetegui Spanja emëron zëvendësin e tij Fernando Hierron, i pa përvojë me kombëtaren më parë në karrierë.

Top Channel