Lajmet kryesore të ditës, 13/06/2018 – Ora 13:00

13/06/2018 13:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

AKSI TIRANË-DURRËS ME PAGESË

Aksi Tiranë-Durrës do të zgjerohet dhe do bëhet me pagesë. Ndërkohë falas Durrësi mund të aksesohet nga rruga e Ndroqit. Kryeministri Rama tha se studimi përfundon muajin tjetër.

MATURA, SOT PROVIMI I MATEMATIKËS

Maturantët zhvillojnë sot provimin e tretë të detyruar të maturës shtetërore, atë të matematikës. Ashtu si dy provimet e para, edhe ky testim nisi në orën 10 dhe zgjati 2.5 orë.

BE PËRSHËNDET EMRIN E RI TË MAQEDONISË

Brukseli e përshëndeti zgjidhjen çështjes së emrit të Maqedonisë, që i jep fund një mosmarrëveshje shumëvjeçare mes Shkupit dhe Athinës. Edhe Amerika reagoi nëpërmjet DASH.

ITALIA KRITIKOHET PËR ANIJEN ME EMIGRANTË

Italia është në shënjestër të kritikave pas mbylljes së porteve të vendit për anijen me emigrantë klandestinë. Presidenti Francez, Macron e quajti cinik vendimin e qeverisë.

LOPETEGUI SHKARKOHET 1 DITË PARA BOTËRORIT

Julen Lopetegui nuk do të jetë më trajneri i kombëtares spanjolle. Shkarkimi i paprecedentë 1 ditë para botërorit erdhi pas pranimit për drejtimin e skuadrës se realit për tre sezone.

Top Channel