E kush nuk do të donte një ftesë në darkën e Jennifer Lawrence!

13/06/2018 11:14

Jennifer Lawrence ftoi për darkë një listë të gjatë të yjeve të Hollywood në shtëpinë e saj në New York City.

Lista përfshinte një nga mikeshat e saj më të mira Emma Stone dhe gjithashtu Justin Theroux për të shijuar ushqime të përgatitura në mënyrë elegante në tarracën e apartamentit të saj.

“Ata po kalonin një kohë të mrekullueshme duke ngrënë, por pa harruar te shijonin pamjen që ofronte tarraca dhe të shkrepnin sa më shumë selfies,” reporton një burim i brendshëm për E! News.

Pas disa orësh të shpenzuara në apartamentin e aktores, grupi i yjeve në të cilin përfshihej dhe gazetari Derek Blasberg, u kthyen brenda shtëpisë së Lawrence për të shijuar orët e fundit të darkës.

Ai që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë qenushi (Kuma) i Theroux me të cilin ai u largua i fundit.

Top Channel