Aktori i “Saturday Night Live”, Alec Baldwin, deklaroi në një intervistë me Howard Stern të hënën se nëse do të kandidonte për president në 2020, ishte “i sigurt se do të fitonte”.

“Nëse do të kandidoja, do të fitoja,” tha Baldwin. “E sigurt se do të fitoja.”

Ai gjithashtu u shpreh se fushata e tij do të ishte “më e çmendura, më e bukura dhe më emocionuese deri më sot.”

Baldwin ka fituar famë së fundmi për impresionimin e tij të Donald Trump në SNL që në vitin 2016.

“E vetmja arsye pse them se do të më pëlqente shumë të kandidoja është sepse ka shumë gjëra në këtë vend që duhet të jenë të dukshme dhe të thjeshta,” thotë Balwin.

Presidenti Donald Trump ka vendosur të përgjigjet sërish me disa postime të tij në Twitter.

“Alec Baldwin, i shpëtova karrierën e tij e cila ishte duke vdekur, thotë se impresionimi im ishte një agoni e vërtetë për tu aktruar. Alec, agoni ishte për ata që ishin të detyruar të shikonin, ishe skandaloz. Lutem të riktheni Darrell Hammond, shumë talent më i mirë,” shkruajti Trump.

Top Channel