Real Madrid ka zgjedhur zëvendësuesin e Zinedine Zidane.

Me anë të një komunikate të shkurtër për shtyp, klubi kampion i Evropës ka njoftuar se Julen Lopetegui do të marrë detyrën e trajnerit të skuadrës madrilene.

Trajneri aktual i Spanjës do të nisë punën me Realin menjëherë pas përfundimit të Botërorit “Rusi 2018”.

Lopetegui ka nënshkruar një kontratë me Realin deri në vitin 2021.

Zgjedhja e Lopetegui në pankinën e Realit të Madridit ishte e papritur, pasi vetëm një muaj më parë, Federata Spanjolle e Futbollit me krenari e kishte prezantuar si arkitektin e projektit të Europianit 2020.

51-vjeçari rikthehet te Real Madrid pasi ka luajtur si futbollist dhe ka qenë trajner i ekipit të dytë të këtij klubi. Pas 3 Champions radhazi, Lopetegui do të ketë peshën e rëndë për të mbajtur galaktikët në fronin e futbollit kontinental dhe atij botëror.

Top Channel