Meta uron ditëlindjen e PS-së: Suksese në përmbushjen e detyrimeve qeverisëse

12/06/2018 12:58

Kreu i shtetit Ilir Meta ka uruar socialistët në ditëlindjen e partisë së tyre, duke u uruar suksese në përmbushjen e detyrimeve qeverisëse.

“Në këtë përvjetor të themelimit të Partisë Socialiste, kësaj force politike shumë të rëndësishme, kam kënaqësinë t’i uroj lidershipit, anëtarëve dhe simpatizantëve të saj, suksese në përmbushjen e përgjegjësive qeverisëse në funksion të së ardhmes europiane të Shqipërisë”, shkruan Meta në profilin e tij në rrjetet sociale.

Top Channel