Foto ilustruese

Sapo ka dalë nga shtëpia kur makina i ka marrë flakë. Ngjarja ka ndodhur në 07.30 të mëngjesit në lagjen “1 Maji” të Fierit.

Te kryqëzimi i Parkut në Fier makina tip Benz në pronësi të F. K dhe me drejtues A. A ka marrë flakë në ecje e sipër. Si pasojë e flakëve nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit në mjet.

Top Channel