Lulzim Basha ka përshëndetur takimin mes Presidentit Donald Trump dhe udhëheqësi të Koresë së Veriut, Kim Jong-un në Singapor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetari i Partisë Demokratike thotë se nënshkrimi i deklarates së përbashkët dhe nisja e procesit të paqes dhe denuklearizimit të Gadishullit Korean është një ngjarje e një rëndësie madhore për paqen dhe sigurinë në botë.

Komenti i Lulzim Bashës

Hapja e këtij procesi paqeje dhe çarmatimi në rajonin e një ndër konflikteve më të mëdha, të gjata e të përgjakura të globit përbën një sukses historik të jashtëzakonshëm të Presidentit të SHBA, Donald J. Trump.

Presidenti i SHBA demonstroi para mbarë botës së civilizuar se forca e paqes dhe e diplomacisë është e pathyeshme kur udhëhiqet nga besimi i vendosur dhe veprimi i guximshëm.

Në emër të Partise Demokratike përshëndes SHBA dhe Presidentin Trump për këtë arritje të përmasave globale, me vlera themelore për zhvillimet ndërkombëtare botërore.

Partia Demokratike dhe unë jemi krenarë dhe totalisht të përkushtuar në aleancën e vlerave Atlantike dhe partneritetin strategjik me SHBA nën lidershipin e Presidentit Trump, si partneritet jetik dhe i pazëvendësueshëm për ndërtimin e një bote më të sigurtë, në paqe, të lirë dhe demokratike.

Top Channel