Furgoni përfundon në dyqanin e bojërave, 9 të plagosur

12/06/2018 10:32

Një aksident me 9 persona të plagosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Mësohet se një furgon ka humbur kontrollin dhe është futur në një dyqan bojërash në anë të rrugës në lagjen “Kodra e Trimave”.

Policia ka bërë të ditur se të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Qendër Klinike Universitare të Kosovës, ku janë duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.

Top Channel