Të rinjtë demokratë i kanë “prerë” biletën vetëm vajtje kryeministrit Edi Rama për në Kolumbi.

Në protestën e ditës së hënë ata u shprehën se “vetëm Kolumbia mund t’i japë azil Edi Ramës, Fatmir Xhafës dhe Sajmir Tahirit”.

“A mundet një vend të bëjë progres drejt BE-së me një ish-ministër të Brendshëm që po hetohet për trafik droge dhe drejtësia e kapur nga Edi Rama e lë të lirë?! A mundet që një vend të bëjë progres drejt BE-së kur ministri i Brendshëm ka vëllain të dënuar për trafik droge, ka falsifikuar ligjin për të mos ia dorezuar drejtësisë italiane si dhe i ka ofruar mbrojtje të vëllait për të vazhduar trafikun e jetuar i lirë në Shqipëri?! Droga shqiptare është kthyer në problem evropian”, deklaruan përfaqësues të FRPD-së.

“Edi Rama erdhi në pushtet me krimin dhe po e mban atë përmes krimit dhe parave të drogës me të cilat blen vota, blen gjyqtarë e prokurorë”, shtuan të rinjtë demokratë.

Top Channel