Me rastin e 20-vjetorit të mitit televiziv “Sex and the City”, sigurisht që nuk mund të rimë pa folur për këpucët.

Dobësia jonë më e madhe janë ato, dhe frymëzimi që vjen nga Carrie Bradshaw. Siç na mësojnë protagonistet e filmit të famshëm, çdo rast i rëndësishëm kërkon një palë këpucë apo sandale të veçanta.

E çfarë mund të jetë më mirë se një palë sandale bizhu të mrekullueshme për një mbrëmje të paharrueshme?

Lëreni mënjanë fiksimin për modën, duke ngelur te komoditeti, hidhni pas krahëve idenë e gabuar për të mos vuajtur dhe jeni të sinqerta me veten tuaj. Sandalet bizhu nuk bëhen për tju dhënë komfort, por sharm dhe shkëlqimin e një videoje për në tapetin e kuq.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel