Pi aksidentalisht lëngun e pesticideve, në gjendje të rëndë 4-vjeçari

11/06/2018 13:02

Ka qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë kur ka gjetur një shishe me lëng pesticide që përdorej për bimë e insekte, dhe e ka pirë aksidentalisht. Vogëlushi 4-vjeçar është dërguar me urgjencë në spital nga familjarët.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Smollik të njësisë administrative Zerqan të Bulqizës. Ai ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e qytetit e më pas është transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Informacion paraprak i policisë:

Jemi njoftuar nga urgjenca e spitalit të Bulqizës, se është dërguar nga familjarët për të marrë ndihmë mjekësore fëmija i mitur R.M, i cili dyshohet se ka konsumuar ilaç helmues.

Pas ndihmës së parë të marrë në spitalin e  Bulqizës, është transportuar për ndihmë më të specializuar me helikopter drejt Tiranës.

Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Top Channel