Breshka e llojit Kareta-Kareta me një peshe prej 40 kg ka rënë mëngjesin e sotëm në rrjetat e peshkatarëve të Orikumit.

Peshkatari Sherif Durmishi shprehet se kjo breshkë është rreth 40-vjeçare dhe është e llojit Kareta-Kareta.

Sipas tij, breshka nuk ka asnjë shenjë dëmtimi dhe është me shëndet të plotë. Priten që të vijnë specialistët e zonave të mbrojtura që ta matrikullojnë dhe më pas ta lëshojnë në det.

Sipas tij, afrimi i këtyre specieve ka ndikuar edhe nga moratorium, por dhe ngrohja e ujërave. Kohët e fundit, bën me dije peshkatari Durmishi janë shtuar rastet kur në rrjetat e peshkatarëve bien gjallesa të rralla, ku kjo ka ardhur si pasojë e moratoriumit, por edhe ngrohjes globale.

“Është e vërtetë”, shprehet Durmishi “se ka disa persona të papërgjegjshëm që gjuajnë me dinamit, por ne si peshkatarë kemi filluar të monitorojmë çdo person duke lajmëruar organet kompetente”.

Top Channel