Hyundai 8 milionë makina të shitura në kohë rekord

11/06/2018 14:36

Hyundai ka arritur një tjetër rekord shitjesh në Indi, plot 8 milionë makina në harkun kohor të 19 vite e 6 muaj.

Koha rekord e për të arritur këtë moment historik bën që Hyundai të jetë marka më e kërkuar në Indi.

Prej vitit 1988, kur filloi shitjet në vendin aziatik, Hyundai ka pasur gjithnjë e më shumë rritje të shitjeve.

Hyundai pretendon se është eksportuesi më i madh në Indi dhe se eksporton në mbi 88 vende përreth Afrikës, Lindjes së Mesme, Amerikës Latine dhe Azisë.

Top Channel