Eden Hazard, para se të vendosë për të ardhmen e tij, dëshiron të dijë se çfarë do të ndodhë me Antonio Conte, e mbi të gjitha nëse ai ka ndërmend të qëndrojë tek Chelsea.

Por ky nuk është “pengu” i vetëm, nga sa raporton Mundo Deportivo Hazard synon të mësojë më parë se cilat do të jenë investimet e presidentit të klubit, Roman Abramovich për sezonin e ardhshëm.

Conte fitoi Premier League në sezonin e tij të parë me Chelsea, por e ardhmja e tij duket e largët nga Stamford Bridge, aq më tepër pas dështimit për të siguruar një vend në Champions League.

E nëse Conte do të largohet, Hazard s’ka ndërmend të qëndrojë tek blutë e Londrës. E për këtë fundit nuk kanë të munguar as interesimit nga një tjetër kryeqytet europian, Madridi, ku spanjollët e Realit po mendojnë që tani për një emër që të zëvendësojë Cristiano Ronaldon.

Top Channel