Akuzat për abuzime seksuale, Federata Argjentinase mbron trajnerin

11/06/2018 20:59

Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) i ka dalë në mbrojtje trajnerit të kombëtares bardhekaltër, Jorge Sampaoli.

Një gazetar e akuzoi teknikun për abuzim seksual ndaj një kuzhiniereje në ambientet e AFA-s, por Presidenti i institucionit e ka hedhur poshtë këtë akuzë të rëndë.

“Besoj në ndershmërinë e Sampaolit. Këto lajme janë totalisht të pavërteta dhe janë thënë nga persona që kërkojnë të dëmtojnë kombëtaren argjentinase të futbollit. Janë idiotësira”, Claudio Tapia.

Gazetari Gabriel Anejo ka deklaruar se trajneri i Argjentinës ka tentuar të përdhunojë një kuzhiniere në ambientet e Federatës Argjentinase të Futbollit, shkruan “La Repubblica”. Kjo e fundit ka dashur të bëjë denoncim, por është këshilluar të mos flasë para Kupës së Botës, ndërsa mendohet se edhe te paguar për të heshtur.

Një histori e çuditshme, sepse në media flitet për skandal, por ka edhe dyshime, pasi gazetari që akuzon nuk i ka për herë të parë histori të tilla bombastike dhe më parë ka akuzuar edhe Lavezzin se pi hashash.

Top Channel