​Kosovë, Krabal: Element i rëndësishëm për integrimin, lufta ndaj korrupsionit

11/06/2018 13:17

Pas aplikimit, Kosova shumë shpejt do të jetë anëtare me të drejta të plota në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë.

Kështu tha sot kryetari i Kuvendit Kadri Veseli pas një takimi sekretarin e përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, Jacques Krabal.

Ndërsa, për çështjen e liberalizimit të vizitave, Veseli njoftoi e sot do të udhëtojë për në Strasburg. Ai shtoi se në ditët e ardhshme do të vazhdoj turin edhe në Holandë dhe në Berlin për të qenë Kosova sa më afër vendeve perëndimore.

Jacques Krabal deklaroi se kjo është objektivë kryesore në Asamblenë parlamentare të Frankofonisë, mirëpo edhe ekonomia dhe çështja e papunësisë. Ai shtoi se luftimi i korrupsionit, dialogu dhe paqja janë me rëndësi për Kosovën drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe në procesin e liberalizimin e vizave, shkruan kosovapress.

Si sfidë e dytë ai ka thënë se në parlamentin e Frankfonisë është demokracia, i cili ka përgëzuar Kosovën për mbrojtjen e demokracisë përmes Kushtetutës dhe ligjeve, mbrojtjen e minoriteteve përmes politikave gjuhësore në integrimin e tyre politik.
Pjesë e Frankofonisë nuk është vetëm Franca, janë shumë shtete tjera të cilat angazhohen në ruajtjen e gjuhës frënge.

Top Channel