Botërori i futbollit, që do të nisë të enjten në mbrëmje në Rusi, nuk mund të mendohet pa sponsorët e përgjithshëm edhe ata teknikë.

Të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në këtë Botëror e kanë një të tille, e pjesën e luanit në këtë pikë e mban kompania gjermane “Adidas”, pasi sponsorizon 13 skuadra të Botërorit, mes të cilave ekipe si Gjermania, Spanja, Argjentina, Belgjika, si dhe organizatorët e Rusisë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kanë skuadrën e tyre në këtë kompeticion, por ata përfaqësohen mjaft mirë nga kompania “Nike”, që sponsorizon 10 skuadra, mes të cilave 5 herë kampionët e Botës të Brazilit, Kroacinë e Anglinë.

Në Botërorin e Rusisë është edhe kompania “Puma”, që ka veshur 4 skuadra; Uruguajin, Serbinë, Senegalin e Zvicrën.

Kompani të tjera që sponsorizojnë skuadrat e Botërorit janë edhe “Uhlsport”, “Umbro” apo “Hummel”.

Top Channel