“FIFA 19” ka fituar një tjetër betejë ndaj Pro Evolution Soccer-it (PES) në luftën për video-lojën më të mirë të futbollit në botë.

Tashmë, EA Sports ka marrë edhe licencën e Champions League, që deri dje e zotëronte Konami.

EA ka siguruar se cilësia grafike e lojës së re “FIFA 19” do të rritet.

Disa ditë më parë, kompania amerikane njoftoi se në kopertinën e lojës së re do të jetë sërish Cristiano Ronaldo.

“FIFA 19” do të jetë e disponueshme për PC, Xbox One, PlayStation 4 dhe Nintendo Switch. Data e lançimit nuk është vendosur ende.

Top Channel