teksa duhen edhe 4 ditë që të fillojë Kupa e Botës, kombëtarja braziliane e futbollit argëtoi mijëra tifozët e pranishëm në stadiumin e Vjenës edhe pse ishte autore e një prove që poshtëroi disi ekipin vendas në miqësore.

Selesao e drejtuar nga trajneri Tite vuajti për të gjithë fraksionin e parë që regjistroi një gol me fat të Gabriel Jesus, në pozicion të dyshimtë jashtë loje.

Në fraksionin pasardhës, golat e Neymar dhe Coutinho mbyllën praktikisht të gjitha llogaritë në impiantin Ernst Happel, me Austrinë që nuk ishte e aftë as për të ngushtuar distancën. Në jo pak raste Brazili kishte shansin të thellonte epërsinë edhe më shumë por Coutinho dhe Firmino nuk konkretizuan dot në stadiumin vjenez.

Brazili është një nga favoritet për fitoren e botërorit. Skuadra amerikano-latine do të nisë fushatën e saj ndaj Zvicrës të dielën e 17 qershorit, e më pas do luajë me Kosta Rikën dhe Serbinë.

Top Channel