Po përgatisnin sulm terrorist ndaj KFOR-it, arrestohen dy shtetas në Kosovë

09/06/2018 14:53

Dy persona u arrestuan në Prishtinë, të dyshuar se planifikonin sulme terroriste mbi forcat paqeruajtëse të KFOR-it. Gjykata në Prishtinë miratoi kërkesën e Prokurorisë Speciale për të burgosur dy të dyshuarit për “përgatitje të veprave terroriste”, ndaj KFOR-it dhe në vendet më të populluara me qytetarë.

Bëhet fjalë për një burrë dhe një femër E.H., që thuhet se bashkëjetonin, por për momentin është e paqartë nëse i përkasin ndonjë grupi ekstremist, apo ata i kanë planifikuar goditjet të vetëm.

Që nga viti 2012 në Kosovë janë shtuar masat e sigurisë dhe ka pasur shumë arrestime dhe dënime për shkak se mjaft të rinj kosovarë i janë bashkuar grupeve ekstemiste në luftërat në Lindjen e Mesme.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, që nga ajo kohë, rreth 300 të rinj kosovarë kanë shkuar për të luftuar në Siri dhe Irak, ndërsa afro 50 nga ata thuhet të jenë vrarë.

Top Channel