Merkatoja e vitit të kaluar ishte tejet e nxehtë për Milanin, por edhe kjo verë duket sërish e tillë për kuqezinjtë.

Zhgënjimi nga mbyllja e sezoni, ka bërë që drejtuesit e Milanit të punojnë intensivisht për të ndërtuar një grup kompetitiv për sezonin e ardhshëm.

Mediat italiane shkruajnë se Milani po insiston dhe është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me kolumbianin e Monacos, Falcao.

Sipas “Premium Sport”, kuqezinjtë do të fusin në këtë marrëveshje edhe Andre Silva-n duke e huazuar atë te Monaco.

Pavarësisht se bisedimet kanë avancuar gjithçka varet tashmë nga vendimi që do të marrë UEFA për kuqezinjtë.

Top Channel