Manchester City po has vështirësi për të firmosur me mesfushorin italo-brazilian të Napolit Jorginho, pasi klubi i kaltër po refuzon ofertat e njëpasnjëshme të klubit anglez.

Jorginho vazhdon të mbetet dëshira e parë e Pep Guardiolës për të përforcuar mesfushën e Citiziens, por nëse nuk arrijnë dot te lojtari i kombëtares italiane drejtuesit e kampionëve të Anglisë do të hidhen në sulm për alternativën rezervë të mesfushorit të Napolit që është kroati Mateo Kovacic.

Ish-lojtari i Interit po gjen pak hapësira në formacionin e Realit të Madridit dhe është gati të provojë një eksperiencë të re në mënyrë që ketë mundësi të luajë më shumë.

Top Channel