Sezoni i parë në futbollin italian me sistemin VAR ka lënë shumë ekipe të kënaqur me mënyrën sesi është vendosur drejtësia në fushat e futbollit, por shumë të tjerë pretendojnë pikë të mohuara dhe qindra tifozët e quajnë sfilitëse, kohën nga ndalesa e lojës deri në vendimin final.

Por me statistikat në dorë, zbulohet se sistemi i videoarbitrimit është përdorur në 297 takime mes kupës dhe kampionatit.

Saktësisht 2023 raste është kërkuar ndërhyrja e arbitrave dhe asistentëve, ndërsa në 117 raste është vendosur ndryshimi i situatës, praktikisht 1 ndryshim vendimi në çdo 3 ndeshje.

“Projekti VAR në vitin e parë të aplikimit eksperimental ka sjellë rezultate të kënaqshme, dhe këtë e dëshmon përdorimi i sistemit edhe nga FIFA”, thuhet në njoftimin e FIGC.

Sipas numrave, falë përdorimit të pamjeve filmike, përqindja e gabimeve të arbitrave ka qenë në më pak se 1%, krahasuar me 6 fishin e kampionatit paraardhës. Shumë ekspertë mendojnë se koha për të sjellë vendimin final është e gjatë, por statistikat tregojnë se për cdo ndërhyrje të gjyqtarëve, duhen mesatarisht 1 minutë e 22 sekonda. në krahasim me sezonin e kaluar në futbollin italian, janë ulur ndërkohë kartonët e dhënë me 12.3%.

Top Channel